Shërbimet tona

Si mund të regjsitrohem në këtë aplikacion?

Mënyra e regjistrimit

Në aplikacion mund të regjsitroheni si blerës apo shitës duke klikuar: këtu

A duhet të paguaj për anëtarësim?

Anëtarsimi

Për momentin antarësimi është plotësisht falas.

Si përfitoj unë nëse anëtarsohem si blerës?

Mënyra e përfitimit

Nëse anëtarsoheni si blerës, ju mund të përfitoni kupon-a blerës, në vlerë prej 50.00€. Më detajisht njoftoheni me rregulloren, e cila do të ju ofrohet gjatë procesit të regjistrimit.

A duhet të regjistrohemi të gjithë anëtarët e familjes?

Familja

Me rastin e regjistrimit ju e pranoni një QR-kod me të cilin do të evidentoni çdo blerje që e bëni (sipas rregullores) dhe atë mund ta përdorin edhe anëtarët tjerë të familjes që sa më parë të përfitoni kuponin blerës e të vazhdoni me kuponin e radhës.

A keni kontratë me bizneset që janë në listën tuaj?

Kontrata

Sikur që ju rgjistroheni, në të njëjtën mënyrë regjistrohen edhe bizneset me të cilat lidhim kontratë të veçantë sipas rregulloreve tona të brendshme.

Si mund të regjistrohem si biznes?

Bizneset

Regjistrimin si biznes mund ta bëni nëpërmjet linkut:

A mund të përfitoj si biznes nëse blerësit e juaj nuk blejnë te ne?

Përfito me Top-biznes

Po, nëse ju kualifikoheni për Top-biznes, atëherë blerësit tanë mund të shfrytëzojnë kuponin e tyre blerës që e ka vlerën secili nga 50.00€ në biznesin tuaj dhe ne jua dërgojmë paratë nëpërmjet faturës së rregullt në xhirollogarinë e biznesit. Përndryshe, nuk mund të përfitoni nga blerësit tanë nëse ata nuk blejnë asgjë te ju.

Si mund të hyj në listën e Top-bizneseve

Top-biznesi

Që të hyni në listën e Top-bizneseve, gjatë aplikimit ju duhet të ofroni përqindje sa më të lartë që keni llogari. Përndryshe, mund edhe të na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com

Si mund të bëj marketing për biznesin tim?

Marketingu

Nëse dëshironi që biznesi juaj të jetë në ekranin hyrës, atëherë mund të kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.
Përveç kësaj, ju mund të vendosni edhe adresat e juaja elektronike si vegëza, ashtu që kur blerësi ynë ka hyrë te logoja juaj e biznesit të gjejë edhe adresat e juaja promovuese elektronike, si: ueb-faqen, fb., instagramin, tik-tokun, atëherë na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com. Këtu mund të vendosni edhe tekste që promovojnë ofertat e juaja ditore, javore apo mujore.

A ka ndonjë kampanjë që e ofroni?

Kampanjat

Po. Kemi përgatitur disa kampanja nga të cilat përfitojnë: nxënësit, studentët, familjet me asistencë sociale, jetimët, veteranët dhe pensionistët. Më gjerësisht i gjeni te: Kampanja apo në këtë link:

A ka mënyra tjera për t'u përfshirë në Kampanjë?

Përfito si Agjent

Po. Ju mund të aplikoni për agjent. Së pari regjstroheni si blerës, pastaj nga profili juaj mund të aplikoni për agjent. Për këtë mund të përcillni videon, duke klikuar: (këtu){}.

A mund të kemi ndonjë angazhim me kohë të pjesshme (partime) te ju?

Angazhime part-time

Natyrsiht se po. Ne presim nga ju që të propozoni se me çfarë angazhimi mund të kontribuoni në këtë aplikacion, apo edhe të aplikoni në konkurset tona të cilat do t’i gjeni në kohë reale në këtë ueb-faqe. Na kontaktoni në e-mail: info@answer-rks.com.

A mund të ju kontaktojmë për ide të reja që do ta plotësonin edhe më shumë këtë aplikacion?

Ide inovative

Po, patjetër. Ne jemi munduar që ta bëjmë sa më të kompletuar, por jemi të vetëdijshëm se ende ka shumë e më shumë mundësi të zgjerimit të këtij apliakcioni. Andaj, ne mirëpresim çdo ide inovative, e cila do ta bënte edhe më të kompletuar aplikacionin dhe ueb-faqen tonë. Sigurisht se për këtë mund edhe të shpërbleheni. Pa hetizim, na shkruani në e-mail: info@answer-rks.com